PARIMET E PRIVATËSISË SË KLIENTIT TË AMERICAN EXPRESS:
Të mblidhet vetëm informacioni që nevojitet për administrimin e llogarive të klientit, për dhënien e shërbimeve të klientit, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja, dhe për përmbushjen e çfarëdo kërkese ligjore apo rregulloreje. Të vihet në dijeni klienti për përdorimin e përgjithshëm të informacionit të mbledhur, dhe t’i jepen shpjegime shtesë nëse ai e kërkon këtë.
Klientëve t’u ofrohet mundësia të zgjedhin se si do të përdoren të dhënat e tyre. Nga momenti kur bëhen antarë të Kartës e në vijim, në mënyrë të rregullt, klientëve t’u ofrohet mundësia të vendosin nëse dëshirojnë apo jo që emrat e tyre të hiqen nga listat e përdorura për marketing postar, telefonik apo në rrjet.
Të sigurohet cilësia e informacionit. Të sigurohet që të dhënat e klientit të përpunohen me përpikmëri, plotësisht dhe në mënyrë korrekte. Të kërkohen standarte të larta cilësie nga agjensitë raportuese të konsumatorëve apo atyre që japin informacion mbi klientët potencialë.
Të përdoren masa sigurie për mbrojtjen e informacionit. Të kufizohet hyrja në të dhënat e klientit vetëm për ata të cilëve u nevojiten këto të dhëna për zhvillimin e aktivitetit të tyre tregtar dhe të përdoren teknika sigurie për mbrojtjen e të dhënave të klientit.
Të kufizohet dhënia e informacionit të klientëve. Përveç mundësisë që i jepet klientëve për të hequr dorë nga ofertat publicitare, informacioni duhet të jepet vetëm me pëlqimin ose kërkesën e klientit, ose kur kërkohet nga ligji ose ndonjë autoritet rregullator. Kur kërkohet dhënia e informacionit të klientit me urdhër ose kërkesë gjykate, të vihet menjëherë në dijeni klienti dhe t’i ofrohet një mundësi për të ushtruar të drejtat e tij ligjore. Bëjnë përjashtim vetën rastet kur një Dhënësi i ndalohet me ligj apo urdhër gjykate që të verë në dijeni klientin, ose rastet në të cilat dyshohet për mashtrim dhe/ose veprimtari kriminale.
T’u jepet përgjigje kërkesave për shpjegim të klientëve. Nëse një Dhënës refuzon një kërkesë për shërbim ose i jep fund marrëdhënies me klientin, në masën e lejuar nga ligji, duhet të jepet një shpjegim. Të parashtrohen arsyet që çuan në atë veprim dhe informacionin mbi të cilin bazohet marrja e vendimit, përveçse kur çështja ka të bejë me një veprimtari kriminale të mundshme.
Këto parime privatësie të klientit të zbatohen për marrëdhëniet tregtare. Të kërkohet që shoqëritë e zgjedhura si partnerë biznesi dhe palët e treta shitëse të udhëhiqen nga këto parime privatësie për sa i përket trajtimit të informacionit në lidhje me klientët.
Punonjësit të jenë të përgjegjshëm për përmbushjen e këtyre parimeve të privatësisë. Të zhvillohen trajnime dhe programe komunikimi për të trajnuar punonjësit në lidhje me kuptimin dhe kërkesat e këtyre parimeve të privatësisë së klientit, dhe kontrollin e zbatimit të tyre.