

| Pagesa me këste pa interes | Pagesat me këste pa interes të bëra nga tregtarët kryesorë në Shqipëri ju japin mundësinë që ju të shlyeni blerjet tuaja deri në një vit. |
|---|---|
| Zëvendësim i menjëhershmëm i Kartës | Nëse Karta juaj American Express humbet, dëmtohet, ose vidhet, mos u shqetësoni. Thjesht na njoftoni menjëherë dhe ne do t’ju sigurojmë zëvendësimin e saj brenda një dite pune nëse gjendeni brenda vendit, ose brenda dy ditë pune nëse gjendeni jashtë, kudo që ju ndodheni. |
| Sigurim jete gjatë udhëtimit | Nga momenti që ju niseni për udhëtim deri sa arrini në destinacion, nëse bileta juaj është paguar pjesërisht apo plotësisht me Kartën American Express, ju përfitoni sigurim jete prej 10,000 Euro pa asnjë kosto shtesë. |
| Para sa herë keni nevojë | Ju mund të përdorni Kartën American Express për të tërhqur para nga bankomatet në të gjithë Botën. |
| Ndihma e shpejtë | Nëse udhëtoni jashtë vendit ju ofrohet shërbim referimi në raste urgjente 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ky shërbim ju referon në raste urgjente shërbimet lokale mjekësore dhe legale kudo që ndodheni si dhe asistencë në zëvendësimin e biletës në rast se ju humbet, konsulencë për udhëtime (p.sh. informacion për kërkesa vize apo dogane), përkthyes dhe paradhënie cash në raste urgjente. |
| Periudhë blerjesh falas | Ju ofrohen 20 ditë periudhë falas për blerjet duke filluar që nga dita e nxjerrjes së llogarisë tuaj. Kjo ju jep mundësinë të paguani shumën e plotë të blerjeve pa paguar interes mbi këtë shumë gjatë asaj periudhe. |
| Nëse dëshironi të aplikoni tani, thjesht printoni formularin e kërkesës, plotësojeni dhe dorëzojeni atë në njërën nga Degët e Alpha Bank në Shqipëri. APLIKONI TANI |
|