

Sigurohuni që në momentin e pagesës karta e klientit të jetë American Express.
Kaloni kartën në POS-in elektronik duke ndjekur udhëzimet që shfaqen në ekran dhe prisni printimin e faturës.
Sapo të printohet fatura krahasoni numrin dhe emrin e gdhendur në kartë me
atë që shfaqet në faturë.
Sigurohuni që fatura e printuar nga POS-i të konfirmojë kryerjen e veprimit.
KUJDES!
Në rast se fatura e printuar tregon anullimin e veprimit ju lutemi telefononi Bankën për mbarëvajtjen e veprimit dhe sigurinë tuaj.
Sigurohuni që klienti të firmosë faturën kopje të tregtarit, si dhe verifikoni firmën e hedhur në pjesën e pasme të kartës me atë të hedhur në faturë.
KUJDES!
Nëse karta nuk është e firmosur në pjesën e pasme të saj, siguroni që
klienti të jetë mbajtësi ligjor i kartës.
Jepini klientit faturën tjetër.
DALLONI MUNDËSINË PËR MASHTRIM KUR BLERJA BËHET ME PARAQITJEN E KARTËS
KONTROLLONI BLERJET E KLIENTËVE TUAJ!
Blejnë gjëra shumë të shtrenjta, pa lidhje mes tyre dhe pa u menduar duke i marrë artikujt me rradhë.
KONTROLLONI SJELLJEN E KLIENTËVE TUAJ!
Tregohen të paduruar dhe nervoz dhe ju shtyjnë që t’u shërbeni shpejt pasi duan të mbarojnë punë.
KONTROLLONI KARTËN!
Është orgjinale? A shkruhet kodi i sigurisë katër shifror në anën ballore të kartës?
Sigurohuni që numri i gdhendur në anën ballore të kartës përsëritet ekzaktësisht njësoj edhe në anën e pasme si dhe është i njëjtë me numrin që shkruhet në faturën e printuar.
Krahasoni nënshkrimin mbi faturë me nënshkrimin mbi anën e pasme të kartës.
DALLONI MUNDËSINË PËR MASHTRIM KUR BLERJA BËHET PA PARAQITJEN E KARTËS
MERRNITE TË GJITHA TË DHËNAT E MËPOSHTME NGA KLIENTI JUAJ:
Emrin dhe mbiemrin e tij të saktë, ashtu siç është shkruar në kartë.
Numrin e kartës.
Afatin e vlefshmërisë së kartës.
Adresën ku dërgohet fatura.
Numrin e telefonit fiks (jo celular) të mbajtësit të kartës.
BËNI KUJDES TË VEÇANTË NË RASTET E MËPOSHTME:
Kur blihen artikuj luksi me një vlerë të madhe ose shërbime të cilat mund të shiten lehtë tek të tretët.
Blerje në të cilat adresa e dorëzimit të mallit është e ndryshme nga ajo e mbajtësit të kartës.
Blerje në të cilat adresa e dërguesit të mallit është në një tjetër vend nga ai në të cilin po bëhet blerja.