

Nga njëri biznes në tjetrin, vendimi juaj për të qenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të miliona bizneseve dhe pikash tregtare (POS-e), është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit tuaj. Këto pika tregtare mirëpresin më shumë se 86.4 milionë anëtarë të kartës në të gjithë Botën.
Duke pranuar Kartat American Express volumi i shitjeve tuaja do të rritet sepse mbajtësit e Kartave American Express shpenzojnë 116% më shumë se sa mbajtësit e kartave të tjera.
Sapo të pranoni Kartat American Express, ju do të merrni paketën e tregtarit e cila do t’ju udhëzojë dhe do t’ju ndihmojë që të bëheni edhe ju pjesë e këtij rrejti të gjerë mundësish të pafundme.
Kini parasysh: Biznesi juaj duhet të jetë i vendosur ose të ketë bazë në Shqipëri. Për të aplikuar që të pranoni Kartën American Express, ju lutemi vizitoni njërën nga Degët e Alpha Bank në Shqipëri, ose kontaktoni Shërbimin e Kartave në:
Telefon: 042 240 477
Fax: 042 227 221
E-mail: cards.albania@alpha.gr