
Në Maj të 2008-ës, Alpha Bank - Albania bëhet lëshuesi i kartave më prestigjioze të kreditit në të gjithë Botën, Kartat American Express®. Që atëhere, Alpha Bank – Albania, ka lëshuar 2 lloje kartash American Express dhe programe bashkëpunimi midis markave të ndryshme, të dizenjuara për të përmbushur kërkesat e klientit:
Me më shumë se 3800 kartëmbajtës dhe një rrjet prej 700 tregtarësh, American Express Alpha Bank-Albania përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të tregut të kartave të kreditit në Shqipëri, duke iu ofruar klientëve një gamë të gjerë përfitimesh dhe avantazhesh.
American Express është një kompani e themeluar në 1850 që ofron shërbime të larmishme kudo në Botë; shërbime udhëtimi, shërbime financiare dhe rrjeti. Ajo udhëheq tregun e kartave të debitit dhe kreditit në Botë, çeqet e udhëtarit, udhëtimet dhe shërbime biznesi. Që nga viti 1996 American Express ka ndjekur një strategji agresive për të hapur dhe zgjeruar rrjetin e tregtarëve si dhe portofolin e palëve të treta, lëshuese të Kartave American Express në Botë. Duke forcuar këtë strukture globale si dhe markën e saj, American Express ka zgjeruar edhe më shumë rrjetin e saj në të gjithë Botën. American Express tashmë ka vendosur dhe stabilizuar marrëdhënien e saj me përafërsisht 110 partnerë në më tepër se 120 vende të globit.